Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burmë
burmë:

búrm/ë,-aI f. sh. -a(t) vidhë e vogël.

burmë:

búrm/ë,-aII f. sh. -a(t) fik i rreshkur.

burmë:

búrm/ë,-aIII f. sh. -a(t) gropëz në mjekër a në faqe, gropëçelë; qukë; gropëz: faqe me burma; burma e pushkës bubëza e pushkës.

Sinonime / Të përafërta:
gropëçelë
qukë
gropëz
Të ngjashme:
barmë:

bárm/ë,-a f. sh. -a(t) lëvorja e blertë mbi urrën e drurëve.

bormë:

bórm/ë,-a f. sh. -a(t) degë që shqitet nga një ulli dhe që mbillet, shpatull ulliri.

brumë:

brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t), ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3. fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare; njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.