Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burimor
burimor:

burimór,-e mb. që është burim i diçkaje; zanafillës, fillestar: të dhëna burimore.

Sinonime / Të përafërta:
zanafillës
fillestar
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sidomos në zejtari; zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj.. Në Epir shfaqet tani një faktor shumë i rëndësishëm që luan një rol të ndjeshëm në zhvillimin e mëtejshëm, ky është qyteti epirot. Kështu në fundin e shek. V dhe në gjysmën e parë të shek. IV, sipas të dhënave burimore historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, në krahinën e Kasopisë në skajin jugperëndimor të Epirit dhe Elea afër Velianit në krahinën Eleatis të Thesprotisë. Në Epirin Qendror lindin qytetet Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit të molosëve dhe qyteti i Kastrisë që ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...shumicën e gjuhëve të tjera, që janë simotra të gjuhës latine dhe, sikundër e tregon sot përmbajtja e saj, është zgjeruar mjaft semantikisht. Me këtë shprehje ne sot nënkuptojmë diçka më tepër se ç'kanë nënkuptuar filosofët, oratorët dhe shkrimtarët romakë; shprehja mediokritet, përpos kuptimit të saj burimor, është pasuruar edhe me kuptime të reja, të cilat ja ka dhuruar jeta e saj e gjatë. Për këtë arësye çdo përpjekje që përmbajtja e kësaj shprehje t'i nënshtrohet ndonjë definicioni do ta ngushtonte kuptimin e saj, duke i leçitur ashtu lexuesit mundësie që të krijojnë një përfytyrim sadokudo të plotë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
baritor:

baritór,-e mb. 1. që ka tiparet e jetës e të punës së barinjve; që rron me bagëti; që mbështetet në blegtorinë: jetë baritore; fise baritore. 2. art. që i këndon jetës së barinjve e natyrës së bukur: poezi (melodi) baritore.

brimore:

brimór/e,-ja f. sh. -e(t) qepshe me vrima.

parimor:

parimór,-e mb. që lidhet me parimet; thelbësor dhe i përgjithshëm; që bëhet në parim a që mbështetet në parime; që nuk bën lëshime në parime: çështje parimore; gabime parimore; njeri parimor; qëndrim parimor.

perimor:

perimór,-e mb. që lidhet me perimet, i perimeve; që bën pjesë në perime: kulturë (bimë) perimore.

brijor:

brijór,-e mb. i brirtë.