Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burgos
burgos:

burgós kal., -a, -ur e fut dikë në burg si të dënuar. / pës. burgósem.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të Oparit. Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dëshmohet qartë që në shek. XIII. Gjatë luftërave me anzhuinët e Napolit (1273-1281), i pari i derës së Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës. I zënë rob gjatë një beteje, në tetor të vitit 1279, Gjoni u burgos në kështjellën e Brindizit bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij, Dhimitër Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nën presionin e krerëve shqiptarë, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atë vitin tjetër, kundrejt premtimit se « nuk do të fliste e nuk do të vepronte më kundër tij ». Në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
burgoj:

burg/ój kal., -óva, -úar burgos. / pës. burgóhem.

bajgos:

bajgós jokal. dhe kal. v. III, -i, -ur bën bajga; fëlliq a fëlliqet me bajga.

barkos:

barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut.

barros:

barrós kal., -a, -ur bised. i vë një barrë; e rëndoj shumë.

brumos:

brumós kal., -a, -ur 1. mbruj. 2. fig. e formoj dikë nga karakteri, e përgatit dhe e edukoj siç duhet, e kalit.