Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burg
burg:

bur/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. ndërtesë e posaçme, ku mbahen të dënuarit me heqje të lirisë; bised. burgim: roje burgu; qeli burgu; burg i sigurisë së lartë; ra në burg; doli nga burgu; ka bërë dy vjet burg. 2. krahin. qilar për ushqime; ahur bagëtish. 3. fig. errësirë e madhe: u bë burg; / vend ku jeta është e vështirë, me shtypje e në mjerim.

Sinonime / Të përafërta:
burgim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...një grimë kohe për të hyrë, lëri dokrrat. Pranoje se sigurinë e ke humbur, për të mos thënë një fjalë më të rëndë, mendoi. Galeria e Arteve përbri ishte e mbyllur. Kurse Klubi i Shkrimtarëve matanë rrugës, mund të shërbente si test i kundërt. Për një përkim të habitshëm, gjithë kandidatët për burg shpeshtonin ardhjet në Klub pikërisht përpara fatkeqësisë. Ora ishte njëmbëdhjetë dhe ai qëndroi te hyrja e Teatrit. Afishet e vjetra ishin hequr, pa u zëvendësuar me asgjë. Tirana nuk i ishte dukur asnjëherë kaq e shkretë. Iu duk e pabesueshme që tre muaj më parë kishte nënshkruar librin midis...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...medaljonin e tij. Ku e ke medaljonin? e pyeti togeri, kur ai zbërtheu uniformën dhe tregoi gjoksin. Nuk e di, u përgjigj, më ka humbur. Të ka humbur? Kurse mua më thanë se ti e hodhe vetë. Horr. Do të vdesësh si qen dhe asnjeri s'do ta njohë trupin. Dhe për të gjitha këto kemi përgjegjësi ne. Marsh, në burg, ulëriu. Dhe pas dy ditësh i dhanë një medaljon të ri. Kur grumbulli shpërndahej, do të thoshte se eshtrat ishin futur në thesin prej najloni dhe sipër ishin shënuar emri i ushtarit dhe numri rendor i listës. Punëtori që e kishte sjellë thesin e çonte prapë te kamioni, të mbushur, tashmë. Goditja...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bung:

bun/g,-gu m. sh. -gje(t) [búng/ë,-aI f. sh. -a(t)] bot. lloj dushku i lartë e i trashë, me kurorë të gjerë, që bën lende tufë në një bisht: bunga e butë bungëbutë.

burë:

búr/ë,-a f. det. gjendje e trazuar e detit, me dallgë e me shkumë; kund. bunacë: ka burë.

buri:

burí,-aI f. shumicë, mbushulli.

buri:

burí,-aII f. sh. -(të) bucelë uji.

çurg:

çur/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. fill a curril i madh uji ose i një lëngu tjetër: çurg uji (gjaku, lotësh). 2. krua me një curril uji; vendi ku del një krua i tillë. 3. si ndajf. duke rrjedhur shumë e me forcë; curril: u rridhnin (i vajtën) djersët çurg.