Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burdhe
burdhë:

búrdh/ë,-a f. sh. -a(t) pëlhurë e trashë (për thasë etj.).

Të ngjashme:
bardhë:

bárdhë (i, e) mb. 1. që ka ngjyrën si të borës; i çelur e i ndritshëm; kund. i zi: pe i bardhë; re të bardha; kalë i bardhë; raca e bardhë; bukë e bardhë; verë e bardhë; rruazat e bardha të gjakut (anat.); mëlçia e bardhë (anat.) mushkëria; gurët e bardhë (shah.); ujërat e bardha ujërat e pastra të burimeve; i bardhë qumësht; netët e bardha të Veriut. 2. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë, kafshë etj., që kanë këtë ngjyrë a janë të bardheme: ariu i bardhë; lepuri i bardhë; mëllenja e bardhë; korbi i bardhë gallofi; pisha e bardhë; zambaku i bardhë; plepi i bardhë; trëndafili i bardhë; fiku i bardhë; misri i bardhë; rrushi i bardhë; lakra e bardhë. 3. i pashkruar a i paplotësuar: faqe (fletë) e bardhë; çek i bardhë (fin.); nënshkruan në të bardhë (fin.). 4. fig. fatlum, fatbardhë: ditë të bardha; pleqëri e bardhë; qofsh i bardhë! (ur.). 5. i pastër, i panjollë; i çiltër e bujar: ka zemër të bardhë; me faqe të bardhë! (ur.). 6. euf. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa sëmundje ngjitëse e të rënda: kolla e bardhë kolla e mirë; grykët e bardha difteria; lia e bardhë; murtaja e bardhë tuberkulozi.

hurdhë:

húrdh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pellg me ujë të ndenjur; / vend i thellë në rrjedhën e një lumi: ra në hurdhë. 2. edhe fig., vendi a hapësira rreth e rrotull; rrethi; mjedisi: është në hurdhën e vet.

bardhë:

bárdh/ë,-a f. sh. -a(t) kafshë e bardhë; / vajzë me lëkurë shumë të bardhë.

bardhë:

bárdh/ë,-a (e) f. sh. -a(t) (të) 1. ngjyra a boja e bardhë; kund. e zezë: e lyej me të bardhë. 2. kryes. sh. diçka e bardhë a e bardhëlleme (rrobat, bulmeti, të lashtat, të lintat, ujërat që dalin para pjelljes së kafshëve etj.): u vesh me të bardha; e bardha e syrit; e bardha e vezës; të bardhat e lopës. 3. sh. euf. qenie fantastike popullore, që përfytyrohen si vajza, të cilat rrojnë në mal a nën tokë e bëjnë të këqija kur zemërohen. 4. fig. vepër a sjellje e mirë; kund. e zezë: e ndaj të bardhën nga e zeza; e paraqiti të bardhën të zezë.

bardhë:

bárdhë,-t (të) as. 1. krem i bardhë për fytyrën: vë të bardhë. 2. ngjyra e bardhë; bardhësi; diçka e bardhë: të bardhët e syrit (e vezës).