Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burbuqe
burbuqe:

burbúq/e,-ja f. sh. -e(t) syth bime; sumbull luleje, gonxhe: burbuqe plepi; burbuqe trëndafili; i ka buzët si burbuqe.

Sinonime / Të përafërta:
gonxhe
Të ngjashme:
burbule:

burbulé,-ja f. sh. -(të) gjellë e burbuletur; kund. kreshmore.

burbuqem:

burbúq/em vetv., -a (u), -ur 1. v. III nxjerr burbuqe, mugullon. 2. fig. çelem e zbukurohem.

burbuqje:

burbúqj/e,-a f. veprimi sipas foljes: burbuqja e plepave; në moshën e burbuqjes (fig.).

burbujë:

burbúj/ë,-a f. bujë e madhe, gurgule.

burbulet:

burbulét kal., -a, -ur 1. i prish kreshmët dikujt. 2. bised. i jap të hajë për herë të parë një pemë etj.; ia njom gojën me diçka të mirë.