Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burbull
burbull:

búrbu/ll,-lli m. sh -j(t) bot. ftua i egër.

Të ngjashme:
barbull:

bárbu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. çapëza e hostenit. 2. pjesa e ngritur e pëllëmbës ose e shputës nën gishtin e madh.

burbule:

burbulé,-ja f. sh. -(të) gjellë e burbuletur; kund. kreshmore.

surbull:

súrbull mb. i zier pak, sa i është mpiksur e bardha (kryesisht për vezën); rrufkë: vezë surbull.

turbull:

túrbull ndajf. 1. duke qenë i përzier me lëndë të tjera jo të pastra ose me diçka të trashë (për lëngjet); me ujë jo të kulluar: vjen lumi turbull. 2. vrenjtur (për kohën); errët; jo qartë; fig. jo mirë; si nëpër të; kund. qartë: shikoj turbull; më kujtohet turbull. 3. pa qejf; si i sëmurë: jam turbull sot.

brufull:

brúfu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. i vogli i qefullit.