Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burbulet
burbulet:

burbulét kal., -a, -ur 1. i prish kreshmët dikujt. 2. bised. i jap të hajë për herë të parë një pemë etj.; ia njom gojën me diçka të mirë.

Të ngjashme:
burbule:

burbulé,-ja f. sh. -(të) gjellë e burbuletur; kund. kreshmore.

burbuqem:

burbúq/em vetv., -a (u), -ur 1. v. III nxjerr burbuqe, mugullon. 2. fig. çelem e zbukurohem.

turbullt:

túrbullt (i, e) mb. 1. që ka brenda lëndë të tjera, jo i kulluar (për ujin a për një lëng tjetër); kund. i kulluar. 2. i vrenjtur: ditë e turbullt. 3. që nuk duket qartë, jo i kthjellët; që nuk dëgjohet mirë, që nuk shqiptohet qartë: pamje e turbullt; zë i turbullt; shqiptim i turbullt. 4. fig. që nuk kuptohet lehtë; që të ngjall dyshim e nuk të lë të qetë: mendim (shpjegim) i turbullt; ndjenjë (gjendje shpirtërore) e turbullt; mbeti e turbullt për mua. 5. i mbushur me trazira, i pështjelluar: gjendje e turbullt.

burbuletem:

burbulétem vetv. e burbulet.

burbuletje:

burbulétj/e,-a f. veprimi sipas foljeve.