Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës burbule
burbule:

burbulé,-ja f. sh. -(të) gjellë e burbuletur; kund. kreshmore.

Antonime:
kreshmore
Të ngjashme:
burbulet:

burbulét kal., -a, -ur 1. i prish kreshmët dikujt. 2. bised. i jap të hajë për herë të parë një pemë etj.; ia njom gojën me diçka të mirë.

burbull:

búrbu/ll,-lli m. sh -j(t) bot. ftua i egër.

burbuqe:

burbúq/e,-ja f. sh. -e(t) syth bime; sumbull luleje, gonxhe: burbuqe plepi; burbuqe trëndafili; i ka buzët si burbuqe.

burbujë:

burbúj/ë,-a f. bujë e madhe, gurgule.

barbull:

bárbu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. çapëza e hostenit. 2. pjesa e ngritur e pëllëmbës ose e shputës nën gishtin e madh.