Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buqetë
buqetë:

buqét/ë,-a f. sh. -a(t) tufë lulesh të lidhura e të rregulluara bukur: buqetë karafilash.

Të ngjashme:
buçet:

búç/et vetv.v. III, -(u), -ur hiqet (bushtra).

buqe:

búq/e,-ja f. sh. -e(t) bushtër.

beretë:

berét/ë,-a f. sh. -a(t) kapelë e sheshtë e pa strehë: beretë marinari.

biletë:

bilét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël letre, me shënime të posaçme, që blihet e përdoret për të hyrë diku, për të udhëtuar me një mjet etj.: biletë kinemaje (aeroplani, treni); biletë lotarie; pres biletën. 2. fin. kartëmonedhë. 3. fletë me pyetjet e provimit për nxënës a për studentë.

bucelë:

bucél/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fuçi e vogël druri për ujë. 2. pjesa qendrore e rrotës së qerres, e biçikletës etj., ku bashkohen rrezet a telat e ku futet boshti.