Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bunker
bunker:

bunkér,-i m. sh. -ë(t) usht. strehim i posaçëm me mure të trasha betoni e me frëngji.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bukur! Gjenerali vente e vinte ndanë gropave. - Të ikim, - tha papritur, - ç'të bëjmë më këtu? Hipën nëpër makina dhe u nisën në drejtim të detit, pikërisht në atë drejtim nga ishte kthyer maja e varrezës në formë V-je. KREU I GJASHTËMBËDHJETË Bregu i detit ishte i zymtë dhe i shkretë. Bunkerët prej betoni çoheshin drejt e në rërën e lagur. Shumica ishin të dëmtuar nga goditjet dhe nga koha. Nëpër të çarat u dukeshin, si brinjë, hekurat e ndryshkur. Nga deti frynte erë e ftohtë. Gjenerali vështronte nga veriu, atje ku zbardhnin vilat e para të plazheve, stacionet verore të hekurudhës...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bankar:

bankár,-e mb. fin. që lidhet me bankën, i bankës: kapitali bankar; veprime bankare.

banket:

bankét,-i m. sh. -e(t) gosti për nder të dikujt a për një ngjarje të shënuar.

bankier:

bankiér,-i m. sh. -ë(t) pronar banke ose aksionist i madh financiar.

bukur:

búkur (i, e) mb. 1. edhe si em., që ka tipare, vija a lëvizje të rregullta, gërshetim të këndshëm ngjyrash, brendi tërheqëse, veti të mira etj. dhe që pëlqehet, të sjell gëzim e të jep kënaqësi; i përkryer, i hijshëm; kund. i shëmtuar: vajzë e bukur; sy të bukur; lule e bukur; fshat i bukur; pamje (pikturë) e bukur; shkrim i bukur; fustan i bukur; këngë e bukur; zë i bukur; poemë e bukur; jetë e bukur. 2. i kthjellët e i qetë: ditë e bukur; mëngjes i bukur. 3. iron. i pakëndshëm, i shëmtuar; i pavlefshëm: të bukur punë!; të bukur shokë që ke!

bunar:

bunár,-i m. sh. -ë(t) pus uji; krua; burim; / hurdhë, pellg.