Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bunace
bunacë:

bunác/ë,-a f. 1. det. det fare i qetë në prag stuhie; kund. burë. 2. ligatinë. 3. errësirë e madhe. 4. fig. amulli.

Sinonime / Të përafërta:
det
ligatinë
amulli
Antonime:
burë
Të ngjashme:
buacë:

búac/ë,-a f. sh. -a(t) dhe buallíc/ë,-a sh. -a(t) 1. femra e buallit: kos buallice. 2. fig. keq. grua me trup të madh e të rëndë; grua e ngathët dhe e trashë nga mendja.

banane:

banán/e,-ia f. sh. -e(t) bot. pemë e vendeve të nxehta, që bën fruta si trangull, me lëkurë të verdhë kur piqen e me tul të ëmbël; fruti i saj: ngjyrë bananeje; republika e bananeve (libr. përç.) vend a shtet shumë i dobët ekonomikisht e ushtarakisht, pa prestigj, vasal i një fuqie tjetër.

buzake:

buzák/e,-ja f. limon me lëkurë të hollë e me shumë lëng.

bunar:

bunár,-i m. sh. -ë(t) pus uji; krua; burim; / hurdhë, pellg.

bigaçe:

bigáç/e,-a f. sh. -e(t) shkop me bigë; furkaçe.