Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bumbe
bumbë:

búmb/ë,-a f. sh. -a(t) bumbeskë.

Të ngjashme:
bombë:

bómb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lloj predhe e madhe, me lëndë shpërthyese; granatë: bombë dore; bombë atomike (bakteriologjike, kimike); bombë me gaz lotsjellës (me hidrogjen). 2. fig. goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur që bën shumë përshtypje: ai lajm qe një bombë.

humbë:

húmb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. humbellë. 2. baltë; tokë e varfër që nuk prodhon.

tumbë:

túmb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tufë; xhufkë: feste me tumbë. 2. majë mali a kodre; breg, sukë: tumbë rëre. 3. grumbull drurësh, resh etj.; deng duhani prej katër a pesë vargjesh.

bubë:

búb/ë,-a f. sh. -a(t) zool. 1. vemje e rritur, krimbalesh; krimb mëndafshi. 2. rre, glistër: bar bubash. 3. morr i vogël. 4. rrëshqanor që të ha. 3. mit. qenie që përfytyrohet si përbindësh a si gjarpër i madh; gogol, vovë.

bambu:

bambú,-ja f. sh. -(të) bot. bimë e vendeve të nxehta, me kërcell si kallami, të drunjtë e të fortë: shkop bambuje.