Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bum
bum:

bum,-i m. sh. -e(t) 1. ek. rritje e menjëhershme e prodhimit me mjete të ndryshme për të përballuar krizat. 2. fig. libr. vërshim a dyndje e diçkaje: bum botimesh.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përrallave, ishte ulur galiç në trurin e tij dhe po i binte një lodre, nga ato që mbanin ushtarët e vegjël prej plumbi. Kudo që ta fuste kokën dhe sado që të zinte veshët, ai ishte atje, i ulur këmbëkryq, dhe i binte, i binte vazhdimisht me të njëjtën shpeshti: dam dara dam, dam dara dam, bum buru bum, bum, bum, bum. Atij iu duk se nën të po marshonin ushtarët. Po marshon armata ime e madhe, mendoi. Pastaj, papritur ngriti kokën dhe thirri me vete: Mjaft. E futi kokën përsëri në nënkresë, por pas një grime e ngriti prapë. - Prift, ej, prift, kolonel, çohuni, - thirri gjenerali. Prifti...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bam:

bam onomat. bised. 1. përdoret për të dhënë krismën e një arme a zhurmën nga një goditje e fortë: binte daullja bam; pushka bam e ti po tutje (folk.); / si kallëz. për një veprim të menjëhershëm a që përsëritet shpesh: bam në arë e bam në shtëpi; bam kritikat. 2. si ndajf. befas, menjëherë; copë, shkoqur: ia tha bam.

buç:

buç,-i m. sh. -a(t) 1. zool. bubajkë. 2. bised. gjarpër: të ngrëntë buçi!

buç:

buç,-e mb., edhe si em., buçkan.

buf:

buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja.

buj:

buj jokal., -ta, -tur kaloj natën ose disa ditë diku; banoj; fle: bujta te një shok.