Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulmoj
bulmoj:

bulm/ój kal., -óva, -úar mëlmej.

Të ngjashme:
kulmoj:

kulm/ój kal., -óva, -úar 1. i hedh kulmin a kulmarin një ndërtese etj. 2. bashkoj disa sende (shkopinj, pushkë etj.), duke i vënë më këmbë si piramidë. 3. v. III jokal. arrin kulmin: në mbrëmje kulmoi beteja. / pës. kulmóhet v. III.

sulmoj:

sulm/ój kal., -óva, -úar 1. usht. hedh menjëherë e shpejt forca ushtarake kundër armikut, hidhem në sulm; mësyj; kund. tërhiqem: sulmuan pozicionet e kundërshtarit. 2. sport. ndërmarr një sulm në lojë: sulmuan nga krahu i djathtë. 3. i hidhem dikujt përsipër për ta goditur, për ta grabitur etj.; i sulem, i vërsulem: e sulmuan në rrugë. 4. fig. godas dikë a diçka që të mos përparojë më tej, që ta dëmtoj ose ta shkatërroj: sulmojnë burokratizmin; / godas dikë a hedh poshtë diçka me qortime të ashpra; keq. bëj shpifje e trillime a përdor të shara kundër dikujt a diçkaje: e sulmuan rëndë (ashpër); e sulmoi në gazetë. 5. fig. bëj përpjekje të madhe e këmbëngulëse për të arritur diçka, për të mposhtur pengesat e vështirësitë etj.: sulmojnë kodrat (malet). / pës. sulmóhem.

baltoj:

balt/ój kal., -óva, -úar lyej me baltë: baltoj murin.

brimoj:

brim/ój kal., -óva, -úar 1. shpoj një vrimë. 2. fig. hetoj kudo që të zbuloj një të fshehtë.

brumoj:

brum/ój kal., -óva, -úar mbruj. / pës. brumóhet v. III.