Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulmet
bulmet:

bulmét,-i m. sh. -ra(t) 1. qumështi dhe prodhimet që nxirren nga përpunimi i tij: dyqan bulmeti. 2. fig. dobi; fryt: llafe pa bulmet (bised.).

Sinonime / Të përafërta:
dobi
fryt
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...durrsakë, të cilët vazhdimisht përmenden me anijet e tyre në Venedik. Rëndësinë e tyre e evidenton qysh më 1155 gjeografi arab Al Idrizi. Në këtë qark tregtar, midis Venedikut e Konstandinopojës, Shqipëria futej natyrshëm me eksportet dhe me importet e saj. Gruri, kripa, produktet e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mëndafshi, lëkurët, lënda e drurit ishin zërat kryesorë të tregtisë e të eksporteve shqiptare. Mes tyre, një vend të rëndësishëm zinte edhe eksporti i bagëtisë së gjallë. Një objekt luksi veçanërisht të kërkuar përfaqësonin kuajt, posaçërisht ata të Kolonjës. Më 1391, perandori...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
baltet:

bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.

bulmetem:

bulmét/em vetv., -a (u), -ur ha pak, sa vë në gojë; burbuletem: bulmetem me fiq.

bulmetor:

bulmetór,-e mb. 1. edhe si em., që përpunon a shet bulmet. 2. f. qumështore: lopë bulmetore.

bulmoj:

bulm/ój kal., -óva, -úar mëlmej.

bullut:

bullút,-i m. raki e butë dhe e keqe, fundi i kazanit.