Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bullë
bullë:

búll/ë,-a f. sh. -a(t) etnogr. grua që stolis nusen.

Të ngjashme:
ballë:

báll/ë,-iI m. 1. pjesa e fytyrës së njeriut midis syve e flokëve ose te kafshët midis syve e brirëve: shtegu i ballit pjesa midis vetullave, balloku; rrudhat e ballit; në lule të ballit; i kërceu delli i ballit u zemërua shumë. 2. edhe sh. -ë(t), pjesa e përparme e një ndërtese, e një galerie, e një sendi etj; ballore, balle: balli i shtëpisë; ballët e krevatit (e djepit, e samarit); balli i tunelit (min.). 3. fillimi, kreu, radhët e para: balli i kopesë; balli i luftës; doli në ballë; / fig. vendi më i rëndësishëm: as në ballë, as në bisht as ndër të parët, as ndër të fundit, në mes. 3. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, lulja; gjëja më kryesore; kund. bisht: balli i djemve; balli i rakisë (i kazanit); balli i kombit. 4. edhe sh. -ë(t), krehër pushke me 5-6 fishekë.

ballë:

báll/ë,-iII m. sh. -ë(t) spec. njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj.: tërmet shtatë ballë.

bollë:

bóll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që ushqehet me kafshë të vogla; bullar: bolla e kuqe; bolla e ujit bollujëse; bolla e shtëpisë; zure bollën, shtypi kokën (fj. u.). 2. fig. keq. grua shumë e trashë nga trupi.

cullë:

cúll/ë,-a f. sh. -a(t) bised. bark, mullë: culla e thiut! (shar.).

kullë:

kúll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shtëpi e lartë prej guri, me dritare të vogla dhe me frëngji; shtëpi: kullë trikatëshe (në malësi); ishte ngujuar në kullë. 2. hist., arkit. pjesë e ngritur mbi muret e një kalaje, që shërbente për vrojtim: kullat e kalasë së Krujës. 3. spec. vend i lartë ose pjesë e sipërme e diçkaje, nga ku vrojtojmë etj.: kullë komandimi (në anije); / usht. pjesa e sipërme dhe e lëvizshme e tankut ose e autoblindës.