Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulkth
bulkth:

bulkth,-i m. sh. -a(t) zool. kandërr si karkalec i vogël, që rron në murishte e natën nxjerr një zë gërvishtës: këndon bulkthi.

Të ngjashme:
brukth:

brukth,-i m. sh. -e(t) bot. bimë me rrënjë si patate e me lëkurë të zezë.

bukthi:

búkthi ndajf. mënyrë të luajturi me fëmijë të ulur, rreth të cilëve njëri ndjek një tjetër për t’i marrë shaminë.

pulith:

pulíth,-iI m. sh. -ë(t) bot. barishte e helmët e djerrinave, me lule të verdha në tufë, që përdoret në mjekësi.

pulith:

pulíth,-iII m. sh. -ë(t) 1. zool. thërijë e morrit të pulës; morr pule. 2. fik cingull. 3. fig. njeri tinëzar; mistrec.

xunkth:

xunkth,-i m. sh. -a(t) bot. barishte që rritet në vende me lagështi, me shumë kërcej të gjatë, të hollë e të epshëm, që përdoren për të thurur shporta etj.: prodhime xunkthi.