Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulirë
bulirë:

bulír/ë,-a f. sh. -a(t) bucelë uji.

Të ngjashme:
bulim:

bulím,-i m. bulëzim.

buli:

bulí,-ni m. sh. -nj(të) bot. lloj vidhi i lartë e me kurorë të gjerë.

buçimë:

buçím/ë,-a f. sh. -a(t) zhurmë a krismë e fortë, e menjëhershme e me jehonë, buçitje; ushtimë, uturimë: buçima e përroit (e daulles).

bulçimë:

bulçím/ë,-a f. vapë e madhe mbytëse, ufëm.

butinë:

butín/ë,-a f. sh. -a(t) bot. gjini drurësh a shkurresh zbukuruese, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza: butina e kuqe butinë me lule të kuqërreme; butina fletëlarë butinë me gjethe përherë të blerta.