Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulevard
bulevard:

bulevárd,-i m. sh. -e(t) rrugë e gjerë dhe e shtruar, zakonisht në pjesë kryesore të qytetit, me këmbësore anash a në mes; shëtitore.

Sinonime / Të përafërta:
shëtitore
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përgjithësi, ishin ata të Regjimentit 4 të Gardës, kurse më të shkurtrit alpinët. Ç'po merrej me gjepura! Fiku dritën dhe u shtri. Gjumi nuk e zinte. Të mos e kisha pirë atë dreq kafeje në fund, tha me vete. Vështronte murin përballë ku, herë pas here, rrëshqiste drita e ndonjë makine që kalonte në bulevard. Drita binte vija-vija, që prapa flegrave gjysmë të mbyllura, dhe gjeneralit iu duk sikur ishte përpara një aparati rëntgen, ku njerëz të panjohur bënin radiografi dhe pastaj iknin, duke ua lënë vendin të tjerëve. Listat janë atje në tryezë, gjysmë të hapura, mendoi dhe ndjeu rrëqethje. Sa...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"