Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulbëroj
bulbëroj:

bulbër/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III del me shumicë, shpërthen; buis, gëlon: bulbëruan gjethet. 2. kal. begatoj.

Sinonime / Të përafërta:
gëlon
begatoj
Të ngjashme:
baltëroj:

baltër/ój kal., -óva, -úar bëj me baltë; përbalt.

belbëzoj:

belbëz/ój (belbër/ój) jokal. dhe kal., -óva, -úar flas me fjalë të ndërprera e të cunguara (kur më mbahet goja, kur mësoj të flas etj.); murmurit: ka nisur të belbëzojë fëmija.

bubërroj:

bubërr/ój jokal., -óva, -úar 1. çmorritem. 2. merrem me bubërri; / kërkoj kudo për diçka, rrëmoj. 3. v. III kullot pak këtu e pak atje; qëmton, gjëllin. 4. murmurit.

burrëroj:

burrër/ój (burrn/ój) kal., -óva, -úar 1. e rrit, e bëj burrë. 2. e bëj më të pjekur e më guximtar, e bëj si burrë.

bulbërim:

bulbërím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.