Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulëzon
bulëzon:

bulëz/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. nxjerr sytha, mugullon: bulëzuan drurët. 2. nxjerr bula, bulon: i bulëzon djersa. 3. fig. nis të dalë a të shfaqet diçka e re: po më bulëzon një dëshirë.

Sinonime / Të përafërta:
mugullon
bulon
Të ngjashme:
buluron:

bulur/ón jokal. v. III, -ói, -úar nxjerr bulurimë: buluron demi; buluron topi.

bulon:

bulón,-i m. sh. -a(t) tek. bosht i vogël prej metali, me vjaska e me kokë, tek i cili vidhoset kundërvidha për të mbërthyer pjesë të ndryshme.

bulon:

bul/ón jokal. v. III, -ói, -úar bulëzon.

bumbëzon:

bumbëz/ón jokal. v.III, -ói, -úar nxjerr sythe, bulëzon.

halëzon:

halëz/ón jokal. v. III, -ói, -úar nxjerr a lëshon hala (për grurin etj.).