Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bulë
bulë:

búl/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. syth bimësh, mugull: bulë plepi; / zool. syth te disa qenie, nga zhvillohet një qenie e re: bulat e hidrës. 2. pikë uji, loti etj.; flluskë e vogël: bulë vese; bulë ajri. 3. topth i tultë i ndonjë organi të trupit: bula e veshit (e gishtit). 4. pjesë në disa pemë që ndahen në copë të veçanta: bulë shege (arre).

Sinonime / Të përafërta:
mugull
Të ngjashme:
bulb:

bulb,-i m. sh. -e(t) 1. bot. pjesë si kokë e kërcellit të disa bimëve (si qepa etj.). 2. anat. pjesa e zgjeruar e disa organeve ose e indeve qepore: bulbi i trurit; bulbi i syrit kokërdhoku.

buli:

bulí,-ni m. sh. -nj(të) bot. lloj vidhi i lartë e me kurorë të gjerë.

bulb:

bulb,-e mb. në trajtë bulbi: dardhë bulbe.

balë:

bál/ë,-aI f. sh. -a(t) pullë e bardhë në kokë a në trup të kafshëve, balishë, baliskë; kafshë me pulla të tilla.

balë:

bál/ë,-aII f. sh. -a(t) zool. baldosë.