Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukuri
bukuri:

bukurí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i bukur, veti e asaj që është e bukur, e bukura; tërësia e tipareve që e bëjnë dikë a diçka të bukur: bukuri trupore (shpirtërore); bukuria e fushave; / kryes. sh. qenie a çdo gjë tjetër e bukur: bukuritë e natyrës; bukuri e rrallë. 2. si ndajf. shumë mirë, bukur: sillet bukuri.

Sinonime / Të përafërta:
bukur
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mënyrë hermetike, bile, sa më hermetike dhe këtë e ka treguar edhe në përmbledhjen e vet të parë. Duke ndjekur zërin e një poezie esteticiste, Musa Ramadani nuk nguron ndonjëherë edhe në vargje të shprehë haptazi prirjen e vet ndaj një shprehje formaliste dhe të pazbërthyer: Për mua Bukuri është tingulli e fjala Bukuri është edhe ngjyra e trajta. . . Por — të bukur nuk janë njerëzit, jo? (Për ata: ne) Sigurisht për këtë shkak në disa raste t'i vret sytë përpjekja e tij që të vejë harmoni akustike mes tingujve („përgjigjej përgjegjës gjegjëse"), edhe pse kjo harmoni nuk është vënë në shërbim të përmbajtjes...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...flisnin e gjykonin me zë të lartë për të e për punën e tij, atie, nën hundën e tij. Ja, tani që kullon nëpër gishta llucën, ai do të marrë vesh se ç'tokë është kjo, shpjegonte dikush. Sepse toka është si njeriu, e fortë ose e dobët, e shëndoshë ose e sëmurë. Nga jashtë ajo mund të duket bukuri, mirëpo të keqen mund ta ketë brenda. Ja, dhe kjo tokë këtu s'dihet nëse e mban apo s'e mban dot sipër një të mirë apo fatkeqësi. Ndaj ai e kullon nëpër gishta, për t'ia marrë vesh të fshehtat. Kështu flisnin ata, të afruar tani fare pranë tij, kurse ai vazhdonte të ishte po aq mospërfillës...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...epokës së hekurit, ngrihen mbi kodra të mbrojtura nga pikëpamja natyrore, por shtrihen me sipërfaqe relativisht më të gjera, që arrijnë deri në 10-20 ha. Muret e tyre rrethuese janë ndërtuar me një teknikë më të përparuar me blloqe shumëkëndëshe, trapezoidale; ato janë mjaft të fuqishme dhe me një bukuri të rrallë (Amantia, Klos, Çuka e Aitojt etj.), por sistemi i fortifikimit në përgjithësi është ende i thjeshtë; ai nuk njeh kullat, rolin e të cilave e luajnë deri diku kthesat me kënd të drejtë, që bën muri herë mbas here për arsye qëndrueshmërie; edhe portat në këtë sistem janë të pakta e me...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bukure:

bukuré,-ja f. sh. -(të) [bukuréz/ë,-a f. sh. -a(t)] zool. xixëllonjë.

dukuri:

dukurí,-a f. sh. -(të) 1. filoz. shprehja e jashtme a shfaqja e thelbit të sendeve e të proceseve: thelbi dhe dukuria. 2. çdo shfaqje e diçkaje, që buron nga veprimi i forcave a i shkaqeve të caktuara; fakt; ngjarje: dukuri atmosferike; dukuri shoqërore (gjuhësore).

bukur:

búkur (i, e) mb. 1. edhe si em., që ka tipare, vija a lëvizje të rregullta, gërshetim të këndshëm ngjyrash, brendi tërheqëse, veti të mira etj. dhe që pëlqehet, të sjell gëzim e të jep kënaqësi; i përkryer, i hijshëm; kund. i shëmtuar: vajzë e bukur; sy të bukur; lule e bukur; fshat i bukur; pamje (pikturë) e bukur; shkrim i bukur; fustan i bukur; këngë e bukur; zë i bukur; poemë e bukur; jetë e bukur. 2. i kthjellët e i qetë: ditë e bukur; mëngjes i bukur. 3. iron. i pakëndshëm, i shëmtuar; i pavlefshëm: të bukur punë!; të bukur shokë që ke!

bukur:

búkur,-a (e) sh. -a(t) (të) 1. nj. veti e qenieve, e sendeve a e dukurive të bukura; të qenët i bukur, bukuri; kund. e shëmtuar. 2. sh. euf. grykët, bajamet.

bukur:

búkur ndajf. 1. në mënyrë të bukur; shumë mirë, ashtu si duhet: vishet bukur; këndon (flet) bukur; bukur ia punoi. 2. iron. keq. jo ashtu si duhet: bukur besa! 3. bised. shumë, mjaft: bukur i madh; bukur mirë.