Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukur
bukur:

búkur (i, e) mb. 1. edhe si em., që ka tipare, vija a lëvizje të rregullta, gërshetim të këndshëm ngjyrash, brendi tërheqëse, veti të mira etj. dhe që pëlqehet, të sjell gëzim e të jep kënaqësi; i përkryer, i hijshëm; kund. i shëmtuar: vajzë e bukur; sy të bukur; lule e bukur; fshat i bukur; pamje (pikturë) e bukur; shkrim i bukur; fustan i bukur; këngë e bukur; zë i bukur; poemë e bukur; jetë e bukur. 2. i kthjellët e i qetë: ditë e bukur; mëngjes i bukur. 3. iron. i pakëndshëm, i shëmtuar; i pavlefshëm: të bukur punë!; të bukur shokë që ke!

bukur:

búkur,-a (e) sh. -a(t) (të) 1. nj. veti e qenieve, e sendeve a e dukurive të bukura; të qenët i bukur, bukuri; kund. e shëmtuar. 2. sh. euf. grykët, bajamet.

bukur:

búkur ndajf. 1. në mënyrë të bukur; shumë mirë, ashtu si duhet: vishet bukur; këndon (flet) bukur; bukur ia punoi. 2. iron. keq. jo ashtu si duhet: bukur besa! 3. bised. shumë, mjaft: bukur i madh; bukur mirë.

Sinonime / Të përafërta:
bukuri
grykët
bajamet
shumë
mjaft
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...do të rishikoj planin për turneun e dytë. - Veç mos bëjë mot i keq! - Ç’t'i bësh? Është vjeshtë. Prifti pinte kakao i qetë, duke e mbajtur kupën me dy gishtat e gjatë. Është i bukur, mendoi gjenerali, tek vështronte vjedhurazi profilin e ngurtë dhe të palëvizshëm të tjetrit. Pastaj, papritur, tha me vete: ç'të ketë bërë vallë me gruan e ve të kolonelit? Midis tyre duhet të ketë ndodhur diçka. Ajo ishte e bukur, sidomos në plazh. Kur ai i kishte përmendur atëherë emrin e priftit, ajo ishte skuqur dhe kishte ulur sytë. Ç'të ketë pasur vallë midis tyre? pyeti përsëri veten gjenerali, pa...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...vuajë prej vetëbesimit të verbër, që është poaq destruktiv sa edhe dyshimi skeptik. Mediokritetet i besojnë vetes aq shumë sa nuk mund të dyshojnë kurrë. S'është çudë, prandaj, pse një lloj i posaçëm i mediokriteteve janë llafazanë dhe mburravecë të paturp. Moralisti francez, Zhan de la Brier, thotë bukur se „Cilësi e mediokritetit është dërdëllisja e pandërprerë". Mediokritetit të këtillë i duket e përsosur puna e vet dhe do t'i duket e pavlershme puna e tjetrit. Ky mediokritet të përkujton borizanin e mitur, i cili nga do të shkojë dhe kudo të hyjë, pavarësisht prej durimit të njerëzve, do t'i bjerë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...lehtësi të papritur, dora e tij kishte bërë atë për të cilën ishte matur dy-tri herë në jetën e tij, pa e kryer dot kurrë, kapjen për flokësh të vajzës. Kishte kujtuar se do t'i hapte gishtat në çast, për t'i liruar ata flokë si të ishin prej zjarri, por dora jo vetëm s'iu bind, por atë kokë të bukur, që vetëm pak çaste më parë e kishte ledhatuar ëmbëlsisht, e kishte shtyrë gjithë pezm drejt bibliotekës. Një krehër i vajzës kishte rënë, e pas krehrit një grumbull librash, titujt e të cilëve, sytë e tij si prej të krisuri, i lexonin, kushedi pse, këmbëngulshëm: Skot Fitzxherald. Toponomastika...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...Gjonit, i kthjellët, i vetëdijshëm për rrezikun e vërtetë që po vjen. Perandoria otomane, simbolizohet në kreun e fundit nga hëna, metaforë e rritjes islamike. Është mbjellë dekori për romanet e ardhshme për periudhën otomane, me anë të kësaj pyetjeje: "Si do të kthehesh ti në Azi, ti që je aq i bukur, Arbri im?" "Ura me tri harqe" është shkruar pjesërisht në vitin 1976 dhe është përfunduar në vitin pasues, domethënë në kohën kur Kadareja ishte dërguar në purgator nga regjimi dhe nuk mund të botonte romane, por edhe në kohën kur, përballë mungesës së dëshirës për të shkruar për njeriun e ri...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv. Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika e bronzit të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e zbukurimit. Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa një element i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bukure:

bukuré,-ja f. sh. -(të) [bukuréz/ë,-a f. sh. -a(t)] zool. xixëllonjë.

bukuri:

bukurí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i bukur, veti e asaj që është e bukur, e bukura; tërësia e tipareve që e bëjnë dikë a diçka të bukur: bukuri trupore (shpirtërore); bukuria e fushave; / kryes. sh. qenie a çdo gjë tjetër e bukur: bukuritë e natyrës; bukuri e rrallë. 2. si ndajf. shumë mirë, bukur: sillet bukuri.

dukur:

dúkur (i, e) mb. bised. i pashëm.