Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukthi
bukthi:

búkthi ndajf. mënyrë të luajturi me fëmijë të ulur, rreth të cilëve njëri ndjek një tjetër për t’i marrë shaminë.

Të ngjashme:
bufthi:

búfthi ndajf. mënyrë të luajturi me shumë fëmijë, nga të cilët njëri bën si bufi e të tjerët si pulat.

brukth:

brukth,-i m. sh. -e(t) bot. bimë me rrënjë si patate e me lëkurë të zezë.

bukëzi:

bukë/zí,-zézë mb., edhe si em., jo mikpritës; dorështrënguar.

bukuri:

bukurí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i bukur, veti e asaj që është e bukur, e bukura; tërësia e tipareve që e bëjnë dikë a diçka të bukur: bukuri trupore (shpirtërore); bukuria e fushave; / kryes. sh. qenie a çdo gjë tjetër e bukur: bukuritë e natyrës; bukuri e rrallë. 2. si ndajf. shumë mirë, bukur: sillet bukuri.

bulkth:

bulkth,-i m. sh. -a(t) zool. kandërr si karkalec i vogël, që rron në murishte e natën nxjerr një zë gërvishtës: këndon bulkthi.