Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukshëm
bukshëm:

búksh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që e ka kallirin të plotë. 2. fig. i dobishëm, frytdhënës: punë e bukshme.

Sinonime / Të përafërta:
frytdhënës
Të ngjashme:
bujshëm:

bújsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që bën bujë; që bëhet me bujë: ngjarje e bujshme. 2. që shpërthen, që vërshon: gjelbërim i bujshëm.

dukshëm:

dúksh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që mund të duket; që dallohet menjëherë: në vend të dukshëm. 2. mjaft i madh, i ndjeshëm; i rëndësishëm: përparim (zhvillim) i dukshëm. 3. bised. i pashëm: vajzë e dukshme.

dukshëm:

dúkshëm ndajf. në mënyrë të dukshme, mjaft qartë.

bukohem:

bukóhem vetv. e bukoj.

brumshëm:

brúmsh/ëm (i), -me (e) mb. i butë si brumë, i zbrujtur.