Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukoj
bukoj:

buk/ój kal., -óva, -úar 1. i jap dikujt të hajë, ushqej; / jokal. ha bukë. 2. fig. shkoj mirë me dikë.

Sinonime / Të përafërta:
ushqej
Të ngjashme:
bekoj:

bek/ój kal., -óva, -úar 1. fet. i jap hirin e perëndisë duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje: bekoi martesën (bereqetin). 2. i uroj mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj: bekoj ditën që linde.

bukos:

bukós kal., -a, -ur zë me leckë a me shtupë një vrimë, një të çarë etj.

butoj:

but/ój kal., -óva, -úar e bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë: butoj vozën (që të mos rrjedhë).

abuzoj:

abuz/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar shpërdoroj një të drejtë, një mundësi etj.; e teproj. / pës. abuzóhet v. III.

ajkoj:

ajk/ój kal., -óva, -úar ndot me ajkë leshi a flokësh: e ka ajkuar jakën.