Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukezi
bukëzi:

bukë/zí,-zézë mb., edhe si em., jo mikpritës; dorështrënguar.

Sinonime / Të përafërta:
dorështrënguar
Të ngjashme:
buzëzi:

buzë/zí,-zézë mb., edhe si em. 1. me buzë të zeza (për kafshë). 2. fig. fatzi.

bukëz:

búkëz,-a f. sh. -a(t) 1. bukë e vogël gjatoshe a e rrumbullakët. 2. hoje bletësh a grerëzash. 3. thelbi i disa bërthamave a farave.

bukthi:

búkthi ndajf. mënyrë të luajturi me fëmijë të ulur, rreth të cilëve njëri ndjek një tjetër për t’i marrë shaminë.

bukuri:

bukurí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i bukur, veti e asaj që është e bukur, e bukura; tërësia e tipareve që e bëjnë dikë a diçka të bukur: bukuri trupore (shpirtërore); bukuria e fushave; / kryes. sh. qenie a çdo gjë tjetër e bukur: bukuritë e natyrës; bukuri e rrallë. 2. si ndajf. shumë mirë, bukur: sillet bukuri.

kuqezi:

kuqezí mb. i kuq dhe i zi: flamur kuqezi.