Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukez
bukëz:

búkëz,-a f. sh. -a(t) 1. bukë e vogël gjatoshe a e rrumbullakët. 2. hoje bletësh a grerëzash. 3. thelbi i disa bërthamave a farave.

Të ngjashme:
bubëz:

búbëz,-a f. sh. -a(t) vjet. vrimëz në pushkët me strall, ku vihej agzoti.

bukël:

búk/ël,-laI f. sh. -la(t) zool. kafshë e vogël dhe e shkathët mishngrënëse e familjes së kunadhes, e murrme sipër e me bark të bardhë; nuselalë.

bukël:

búk/ël,-laII f. sh. -la(t) tufë flokësh e dredhur.

bukël:

búk/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. kërpudhë e kuqërreme dhe e ëmbël.

bukës:

búkës,-e mb. me kokrra të mbushura; i tultë: ulli bukës.