Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukes
bukës:

búkës,-e mb. me kokrra të mbushura; i tultë: ulli bukës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...popullsisë së qyteteve për shkak të luftërave dhe epidemive të ndryshme i detyronte autoritetet e ndonjë qyteti të urdhëronin ripërkufizimin e zonës urbane, duke ngritur mure të reja rrethuese brenda perimetrit të mureve të dikurshme. Përpos luftërave, dukuri të tjera të zakonshme për kohën, si zia e bukës, epidemitë dhe fatkeqësitë natyrore, ndikonin në uljen e numrit të banorëve të qyteteve. Epidemitë, si ajo e murtajës, bënin kërdinë posaçërisht në qytete, ku kishte një dendësi të madhe popullsie dhe kushte të papërshtatshme sanitare. Qyteti i Durrësit përjetoi epidemi vdekjeprurëse më 1362...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...qëndrimin e tij? - Të cilit? - Burrit të saj. - E kam vrarë mendjen edhe për këtë. Sigurisht që ai i ka ditur vuajtjet e saj, por s'i ka shkuar kurrë ndër mend që ato të ishin të asaj shkalle, që ta shtynin drejt asgjësimit. Kështu që të nesërmen, kur ka parë gruan e vet, që po avitej me shportën e bukës në dorë, me siguri do t'i ketë ngrirë gjaku. Si thua? - S'di ç'të them, - iu përgjigja. - Ndoshta ti ke të drejtë, por ndoshta s'është aspak kështu. Në të vërtetë, isha i bindur që s'ishte ashtu. Sa herë që ai vinte tek unë, sillte ndonjë shpjegim të ri. Njëherë më tha se vëllai i vogël ndoshta...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bukas:

búkas (búkash) ndajf. mënyrë të luajturi me letra të përmbysura (fiton ai që ka letrën më të madhe).

bukos:

bukós kal., -a, -ur zë me leckë a me shtupë një vrimë, një të çarë etj.

bukël:

búk/ël,-laI f. sh. -la(t) zool. kafshë e vogël dhe e shkathët mishngrënëse e familjes së kunadhes, e murrme sipër e me bark të bardhë; nuselalë.

bukël:

búk/ël,-laII f. sh. -la(t) tufë flokësh e dredhur.

bukël:

búk/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. kërpudhë e kuqërreme dhe e ëmbël.