Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buke
bukë:

búk/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ushqim me miell drithi, i gatuar me ujë dhe i pjekur; sh. -ëra(t) copëra nga ky ushqim: bukë e ndorme bukë pa brumë të thartë; bukë e mbrume bukë me brumë të thartë; bukë gruri (misri); kore (thërrime) buke; maja buke; një kafshatë bukë; magje (tepsi, furrë) buke; drithëra buke; zë bukën; vjen buka fryhet brumi në tepsi; për atë bukë! (betim); pasha bukën! (betim); kush ha bukë, bën edhe thërrime (fj. u.); buka që thyhet, s’ngjitet më (fj. u.). 2. nj. ushqimi që hamë gjatë ditës a përditë: dhomë (tryezë) buke; ha bukë; s’më shkon buka; shtroj bukën; / fig. mjetet e jetesës: nxjerr (fitoj) bukën; punon për bukën e gojës (për një copë bukë). 3. drithë; të korra: tokë buke; zë bukën e vjetër arrij mirë deri në të korra. 4. nj. lënda e kokrrës së drithit; tuli i disa pemëve etj.: buka e arrës; buka e shtogut; kalli pa bukë; ka zënë bukë (gruri). 5. diçka si rrotull: bukë dylli (djathi); buka e lules së diellit; buka e verës ylberi. 6. nj. fig. përmbajtje e shëndoshë, vlerë: fjalë pa bukë; / lënda kryesore për diçka: buka e industrisë nafta, qymyri etj. 7. nj. fig. bised. vitet (për moshën): i ka bukët të numëruara; iu sosën bukët. 8. bot. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bukë derri barishte vjeshte, me gjethe vezake e me lule të bardha; bukë mali lloj lakre e ëmbël, që gatuhet gjellë.

Sinonime / Të përafërta:
drithë
vlerë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... - Ne dëshirojmë të shpërblejmë punën tuaj, - i tha prifti mullisit, me zë të ëmbël, - sa kërkoni? Mullisi u vrenjt dhe ngriti kokën. - Asgjë, - tha shkurt. - Sidoqoftë, ju jeni munduar, keni shpenzuar disa orë punë, përveç drurit... - Asgjë, - tha prapë fshatari. - Po ju e keni mbajtur me bukë kaq kohë këtë ushtar. Ndoshta, mund të bëjmë ndonjë llogari. Fshatari shkundi llullën me zemërim. - Edhe unë i kam mbetur borxh, - tha, - s'i kam dhënë rrogën si shërbëtor. Mos doni t'jua jap juve? | Mullisi ktheu shpinën dhe u drejtua te vendi ku rrinte gomari. Në kohën që makina po nisej,...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...lirike, si, për shembëll, në këta rreshta: Përditë vërshon jeta e dashurisë sonë e kuqlohen bebzat e lindjeve lehonë; përditë ecim me nga një vdekje më pak me zjarr në shpirt e me të kaluarën n'lak; përditë shkruhet legjenda për ne — diell; përditë lindim më të rinj nën këtë qiell e bëhemi dashuri, bukë e fjalë lirie, e bëhemi konak bese, trimërie e ura ardhshmërie; përditë lindim prej dashurisë sonë e matemi me largësitë e paskajshme t'mundit tonë. . . (Rrufes turrin dua t'ia ndal) Edhe në organizimin e cikleve të Sampos së tij Ali Podrimja ka pasur ambicjen e arësyeshme që të shkruaj njëfarë historie...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...mel etj.. Drithi, si artikull i rëndësishëm eksporti, duket se i plotësonte mirë kërkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona në luginat e thella ku nuk mjaftonte gruri dhe kështu hahej edhe meli, megjithëse prej tij dilte një bukë shumë e qullët. Në disa dokumente, krahas artikujve të tjerë për eksport, përmendet edhe buka. Këtu është fjala për bukë të thekur (peksimadhe), artikull shumë i nevojshëm për detarët sa kohë ishin në lundrim, sepse i qëndronte më mirë lagështirës, dhe ky ishte një zakon i përhapur gjithandej në brigjet e Mesdheut. Drithi bluhej në mullinj, që punonin tashmë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
buçe:

búç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. bushtër. 2. keq. gojë: mbylle buçen!

bufe:

bufé,-ja f. sh. -(të) 1. dollap a raft për enë ose për ushqime. 2. pritje me pije, me ëmbëlsira etj.

bukje:

búkj/e,-a f. sh. -e(t) kashtë frytje, fryzë.

buqe:

búq/e,-ja f. sh. -e(t) bushtër.

duke:

dúke pj. formon përcjelloren e foljeve: shkonte duke kënduar; duke pasur parasysh se…