Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukator
bukator:

bukatór,-e mb. prodhimtar, pjellor: tokë bukatore.

Sinonime / Të përafërta:
prodhimtar
pjellor
Të ngjashme:
bukatore:

bukatór,-e, -ja, f. kryes. sh. -e(t) enë për të gatuar a për të pjekur bukë.

begator:

begatór,-e mb. pjellor, i begatshëm; i pasur.

bukëlor:

bukëlór,-e mb. poet. 1. i butë e i lehtë si bukël. 2. fig. e hijshme dhe e shkathët (për vajzat).

bukëtar:

bukëtár,-i m. sh. -ë(t) vjet. 1. furrtar. 2. bujk.

bukëtore:

bukëtór/e,-ja f. sh. -e(t) furrë bukësh.