Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukanik
bukanik:

bukaník,-e mb. 1. i mbushur: arrë bukanike. 2. bukator.

Sinonime / Të përafërta:
bukator
Të ngjashme:
babanik:

babaník,-u m. sh. -ë(t) bot. barishte me gjethe gjatoshe e të dhëmbëzuara, me lule të bardha, të verdha në të blertë ose të kuqe.

brumanik:

brumaník,-u m. sh. -ë(t) gjell. byrek me dy shtresa brumi, me vezë, me gjalpë e me qumësht.

llukanik:

llukaník,-u m. sh. -ë(t) lloj sallami i thatë, me mish të grirë a me përbrendëse bagëtish dhe me shumë erëza; suxhuk, kole: llukanik i tymosur; llukanik Korçe.

qukapik:

qukapík,-u m. sh. -ë(t) zool. zog me sqep të fortë, me të cilin shpon drurët për të ngrënë krimba a kandrra ose për të bërë fole; pikth.

qukapik:

qukapík,-e mb., edhe si em., pikalosh.