Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukët
bukët:

búkët (i, e) mb. 1. që ka bukë; bukës (kryesisht për drithëra). 2. fig. që ka vlera, me bukë: fjalë të bukëta.

bukë:

búk/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ushqim me miell drithi, i gatuar me ujë dhe i pjekur; sh. -ëra(t) copëra nga ky ushqim: bukë e ndorme bukë pa brumë të thartë; bukë e mbrume bukë me brumë të thartë; bukë gruri (misri); kore (thërrime) buke; maja buke; një kafshatë bukë; magje (tepsi, furrë) buke; drithëra buke; zë bukën; vjen buka fryhet brumi në tepsi; për atë bukë! (betim); pasha bukën! (betim); kush ha bukë, bën edhe thërrime (fj. u.); buka që thyhet, s’ngjitet më (fj. u.). 2. nj. ushqimi që hamë gjatë ditës a përditë: dhomë (tryezë) buke; ha bukë; s’më shkon buka; shtroj bukën; / fig. mjetet e jetesës: nxjerr (fitoj) bukën; punon për bukën e gojës (për një copë bukë). 3. drithë; të korra: tokë buke; zë bukën e vjetër arrij mirë deri në të korra. 4. nj. lënda e kokrrës së drithit; tuli i disa pemëve etj.: buka e arrës; buka e shtogut; kalli pa bukë; ka zënë bukë (gruri). 5. diçka si rrotull: bukë dylli (djathi); buka e lules së diellit; buka e verës ylberi. 6. nj. fig. përmbajtje e shëndoshë, vlerë: fjalë pa bukë; / lënda kryesore për diçka: buka e industrisë nafta, qymyri etj. 7. nj. fig. bised. vitet (për moshën): i ka bukët të numëruara; iu sosën bukët. 8. bot. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bukë derri barishte vjeshte, me gjethe vezake e me lule të bardha; bukë mali lloj lakre e ëmbël, që gatuhet gjellë.

Të ngjashme:
bukël:

búk/ël,-laI f. sh. -la(t) zool. kafshë e vogël dhe e shkathët mishngrënëse e familjes së kunadhes, e murrme sipër e me bark të bardhë; nuselalë.

bukël:

búk/ël,-laII f. sh. -la(t) tufë flokësh e dredhur.

bukël:

búk/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. kërpudhë e kuqërreme dhe e ëmbël.

bukës:

búkës,-e mb. me kokrra të mbushura; i tultë: ulli bukës.