Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bukëpjekës
bukëpjekës:

bukëpjékës,-i m. sh. -i(t) furrtar.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...merreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripës. Karpentierë e ndërtues anijesh merreshin drejtpërsëdrejti me prodhimin e barkave dhe të anijeve. Në fushën e përpunimit të drurit shquheshin edhe prodhuesit e vozave (botarii). Në Durrës përmenden gjithashtu zanate të tjera: lëkurëtarë, këpucarë, bukëpjekës, kasapë (macellarius). Gurskalitësit (petrarii) e këpucarët përmenden pak a shumë në të gjitha qytetet, ndërkohë që prodhimi i mëndafshit zinte mjaft forca pune në Shkodër, Prizren, Pult, Drisht, Vlorë e në Berat. Në Prizren, në Durrës e në Shkodër punohej metali për prodhimin e armëve, të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"