Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujtinar
bujtinar:

bujtinár,-i m. sh. -ë(t) i zoti i bujtinës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tha i zoti i bujtinës. - E vjetra ishte më e bukur. Unë s' dija ç't'i thoshja. Rapsodi këndonte me zë ngjethës: Ashtu si dridhem unë në mur, ashtu u dredhtë dhe kjo urë. - Dje dëgjova që thoshin se çdo urë, në të vërtetë, ka një dridhje të lehtë, të vazhdueshme, - vazhdoi të më fliste bujtinari. Unë pohova me kokë. Mendimi se mbledhësi i përrallave merrte vesh nga ndërtimi i urave, po aq sa edhe kryemjeshtri, më vetoi prapë në tru. Rrugës, tek po kthehesha, isha gjithë pikëllim. Larg në muzgun që po binte, ura dukej mavi. Edhe sikur ajo të lagej një mijë herë nga gjaku... kishte...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bujtinë:

bujtín/ë,-a f. sh. -a(t) hotel i vogël a fjetore.

bujtar:

bujtár,-i m. sh. -ë(t) 1. bujtës. 2. -, -e mb., edhe si em., mikpritës.