Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujtes
bujtës:

bújtës,-i m. sh. -(it) 1. ai që bun diku. 2. edhe si mb., spec. mbartës: bujtës larvash.

Sinonime / Të përafërta:
mbartës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...këndet me sharapolle, ishte vetëm një orë rrugë larg. Kur mbërrita, më thanë të ngjitesha drejt e në sallonin e armëve, ku kryezoti ynë priste zakonisht princat dhe fisnikët e tjerë, që iu binte rruga nëpër trojet e tij. Në sallon ishte konti, një nga shkronjësit e tij, peshkopi ynë, si edhe dy bujtës të panjohur, të veshur me ca setra të ngushta, që ishin në modë kushedi ku. Konti dukej i acaruar. Sytë i kishte të kuq nga pagjumësia, dhe mua m'u kujtua se kohët e fundit ai kishte vajzën e vetme sëmurë. Me siguri, dy të panjohurit ishin mjekë, të ardhur prej kushedi nga. -Nuk merrem dot...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

... Kishte dalë. Në holl dhe te portineria kishte gjallëri. Dy telefonat binin vazhdimisht dhe tek ashensori priste një grumbull njerëzish. Ca zezakë pinin cigare tek rrinin këmbë mbi këmbë te ndenjëset e mëdha. Një grumbull kinezësh, të shoqëruar nga një vajzë, po hynin në restorant. Të tjerë bujtës të porsambërritur, me pamje veriore, prisnin në këmbë. Gjenerali hyri në sallonin nga e djathta, ku pinte zakonisht kafenë, dhe pa se nuk kishte vend. Ishte hera e parë, gjatë kohës së qëndrimit në “Dajti”, që shihte kaq të huaj. U kthye të dilte dhe përsëri u ndesh në holl me afrikanë të tjerë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bujtësi:

bujtësí,-a f. mikpritje.

bujtar:

bujtár,-i m. sh. -ë(t) 1. bujtës. 2. -, -e mb., edhe si em., mikpritës.

burues:

burúes,-i m. sh. -(it) burimi i diçkaje: burues drite (energjie); burues i të këqijave.

kujdes:

kujdés,-i m. sh. -e(t) vëmendje e veçantë ndaj dikujt a ndaj diçkaje për ta mbajtur mirë, për ta ndihmuar, për ta mbikëqyrur etj.: kujdesi për fëmijët (për lulet); e kam kujdes; / shqetësim ose merak për dikë a për diçka: mos ki kujdes!

kujtesë:

kujtés/ë,-a f. aftësia për të mbajtur mend dhe për të riprodhuar atë që kemi parë, që kemi dëgjuar a që kemi lexuar; tërësia e përshtypjeve që ruajmë në mendje: kujtesë e fortë; kujtesë pamore (dëgjimore); i është dobësuar kujtesa.