Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujshem
bujshëm:

bújsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që bën bujë; që bëhet me bujë: ngjarje e bujshme. 2. që shpërthen, që vërshon: gjelbërim i bujshëm.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tij në Spanjë. E konsideruan se me këtë aksion kishin treguar në mënyrë të mjaftueshme forcën e Romës, pa e zgjeruar luftën në Iliri dhe pa hyrë në konflikt të hapur me Maqedoninë; morën me vete skllevër dhe plaçkë të shumtë dhe u kthyen në Romë ku festuan fitoren mbi Farin me një triumf të bujshëm, megjithëse lufta që kishin bërë nuk e meritonte këtë. Lufta për ribashkimin e shtetit ilir Lufta e dytë e la shtetin ilir të përçarë dhe në një kaos të brendshëm politik. Ndërsa Pineu u mbeti « besnik » romakëve, Skerdilaidi vepron ende më 218 si aleat i Maqedonisë, duke përkrahur Filipin në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bujtshëm:

bújtsh/ëm (i), -me (e) f. mikpritës.

bukshëm:

búksh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që e ka kallirin të plotë. 2. fig. i dobishëm, frytdhënës: punë e bukshme.

ujshëm:

újsh/ëm (i), -me (e) mb. që mban shumë ujë, i lagësht; i lëngshëm, ujës (për pemët e perimet); që është holluar me ujë: tokë e ujshme; kos (brumë) i ujshëm.

ujshëm:

újshëm ndajf. si rrjedh uji, rrjedhshëm.

bukohem:

bukóhem vetv. e bukoj.