Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujqesi
bujqësi:

bujqësí,-a f. mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme; degë e ekonomisë që mbështetet në këtë mjeshtëri: bujqësia e blegtoria.

Të ngjashme:
bujqëri:

bujqërí,-a f. përmb. hist. tërësia e bujqve, bujqit.

bujtësi:

bujtësí,-a f. mikpritje.

kujdesi:

kujdesí,-a f. të pasurit kujdes; të qenët i kujdesshëm; kujdes.

bujarësi:

bujarësí,-a f. bujari.

bujqësor:

bujqësór,-e mb. që lidhet me bujqësinë, i bujqësisë; që merret me bujqësi: bimë bujqësore; vegla bujqësore; vend bujqësor.