Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujqësor
bujqësor:

bujqësór,-e mb. që lidhet me bujqësinë, i bujqësisë; që merret me bujqësi: bimë bujqësore; vegla bujqësore; vend bujqësor.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjuetisë së kafshëve të egra, kockat dhe brirët e të cilave i ndeshim gjithashtu në qendrat e banuara të kësaj kohe. Dreri ishte një nga kafshët e egra më të parapëlqyera të gjahut, i cili përveç mishit dhe lëkurës, u siguronte bujqve primitivë edhe brirët me të cilët bënin vegla të ndryshme bujqësore, si shetër, çekanë etj., dhe që i gjejmë të përfaqësuar mirë sidomos në vendbanimin e Dunavecit e të Maliqit. Po këtu janë zbuluar edhe shumë pesha rrjetash, gropa etj., që dëshmojnë se një formë tjetër e sigurimit të ushqimit të banorëve neolitikë të Dunavecit e të Maliqit ishte dhe peshkimi...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...kohë tjetër dhe në një situatë tjetër historike, e cila i ka frymëzuar në mos edhe kushtëzuar ato dënesjet e tyre të pandërprera, kurse neoklasiçitët në një formë shtetërore të paperspektivë historike, e cila i ka nxitur të shikojnë vetëm përmbrapa. Rilindësit e kanë këngëtuar bukurinë e jetës bujqësore dhe baritore duke mos parë askund mjerim e vuajtje pse kanë dashur t'ia forcojnë krenarinë bashkëvendësit të vet të robëruar, kurse neoklasiçitët pse nuk kanë pasur kurajën civile të kapen me problemet e kohës së tyre. Përkundër poetëve dhe shkrimtarëve tanë të rinj, që shikojnë vetëm përpara, Hasan...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bujqësi:

bujqësí,-a f. mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme; degë e ekonomisë që mbështetet në këtë mjeshtëri: bujqësia e blegtoria.