Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujqësi
bujqësi:

bujqësí,-a f. mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme; degë e ekonomisë që mbështetet në këtë mjeshtëri: bujqësia e blegtoria.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shndërrohet tani, pak e nga pak, në zotërues i saj. Në këtë kohë lindin e zhvillohen forma të ndryshme të veprimtarisë prodhuese të njeriut, të cilat me plot të drejtë mund të merren si zanafilla e degëve të veçanta të ekonomisë dhe të përparimit teknik e kulturor të shoqërisë së sotme. Të tilla janë bujqësia e blegtoria, prodhimi i qeramikës, tjerrja dhe endja, teknika e ndërtimit të banesave etj.. Përsoset në këtë kohë edhe teknika e punimit të veglave prej kocke dhe prej guri. Hyn në përdorim të gjerë dhe bëhet karakteristike për epokën dhe teknika e lëmimit të gurit. Nga fundi i neolitit (eneolit)...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...përmbrapa, dhe ka lejuar t'i mbushen me lotë për çdo gjë dhe çdo send që ia përkujton baçicat, ogiçat, këngët e bjeshkës dhe dallgët e vërrinit. Në vjershat e tij ka gjetur apoteozën ai stili i vjetër i jetës sonë, të cilin me aq përkushtim e ka poetizuar Naim Frashëri në poemthin e tij B a g ë t i e bujqësia. Atij sikur i cshtë dukur se lumturia më e madhe e jetës mund të gjendet dhe të sendërtohet vetëm në atë formë jetësore. Hasan Hasanit nuk i ka shkuar mendja asnjëherë se edhe barinjtë e bujqit janë ngi sot me atë jetën baritore dhe bujqësore, prandaj po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bujqëri:

bujqërí,-a f. përmb. hist. tërësia e bujqve, bujqit.

bujtësi:

bujtësí,-a f. mikpritje.

bujarësi:

bujarësí,-a f. bujari.

bujqësor:

bujqësór,-e mb. që lidhet me bujqësinë, i bujqësisë; që merret me bujqësi: bimë bujqësore; vegla bujqësore; vend bujqësor.

bijësi:

bijësí,-a f. drejt. lidhja ligjore e fëmijës me prindërit; birëri.