Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujk
bujk:

buj/k,-ku m. sh. -q(it) ai që merret me bujqësi.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lirisht në tregun e tokës. Shitblerja e saj pasqyrohej në ndryshime të shpejta e të thella të statusit shoqëror. Një shitje e shpejtuar e tokës apo edhe një përjashtim nga e drejta e trashëgimisë mund ta kthente sakaq një pronar në një bujk të varfër (paroikos), siç ndodhi më 1223 me Tanushin, birin e Gjinit, nga Dibra, i cili u detyrua të punonte si bujk (poroikos) në tokat e të tjerëve, pasi e ëma dhe vëllezërit nuk i dhanë pjesën e tokës që i përkiste si trashëgim nga i ati. Afrimi i statusit të pronës së kushtëzuar (pronies) me atë të pronës së pakushtëzuar (bashtinës) pas shek. XIII...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bejk:

bejk,-u m. sh. -ë(t) dash i bardhë.

bujë:

búj/ë,-a f. 1. jehonë e madhe e një ngjarjeje a e një lajmi; / keq. zhurmë e fryrë për t’u dukur ose për t’i rritur vlerën dikujt a diçkaje: punon pa bujë; bëri bujë (diçka); e bëri bujë e fryu dhe e zmadhoi diçka. 2. buçimë.

buj:

buj jokal., -ta, -tur kaloj natën ose disa ditë diku; banoj; fle: bujta te një shok.

ujk:

ujk,-uI m. sh. újq(it) dhe újqër(it) 1. zool. kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me qenin, me qime të përhime në të verdheme: kope (lukuni) ujqish; u bë ujk u tërbua nga zemërimi; ujku mjegull do (fj. u.); s’trembet ujku nga mushkonjat (fj. u.); ujku qimen ndërron, por zakonin s’e harron (fj. u.); unë them “ja ujku!”, ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!); delen (dhinë) që ndahet nga tufa e ha ujku (fj. u.); qeni që s’di të lehë, ta sjell ujkun në vathë (fj. u.); çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami (fj. u.). 2. fig. keq. njeri shumë i egër e i pamëshirshëm; lakmues i pangopshëm; / njeri shumë i fortë; njeri shumë i aftë për punë; njeri i rrahur nga jeta: ujk i vjetër (plak); ujk deti detar i vjetër e me përvojë.

ujk:

ujk,-uII m. sh. újq(it) shtyllëz që mbështetet mbi trarët e tavanit dhe që mban cungalët e kulmit.