Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujemadh
bujëmadh:

bujëmádh,-e mb. që bën shumë bujë; zhurmëmadh.

Sinonime / Të përafërta:
zhurmëmadh
Të ngjashme:
bojëmadh:

bojëmádh,-e mb. 1. shtatmadh. 2. fig. i mjerë.

hijemadh:

hijemádh,-e mb. 1. që bën hije të madhe (për drurë a pemë). 2. fig. që ka pamje madhështore; që e mban veten më lart se të tjerët; kryelartë.

buzëmadhe:

buzëmádh/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte me gjethe të gjera e me lule të bardha.

dajëmadh:

dajë/mádh,-mádhi m. sh. -mëdhénj(të) daja i madh.

lumëmadh:

lumëmádh,-e mb., edhe si em., fatzi, fatkeq, i gjorë.