Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujar
bujar:

bujár,-e mb., edhe si em., dorëdhënë e zemërgjerë.

bujar:

bujár,-i m. sh. -ë(t) hist. pronar i madh tokash në shoqërinë feudale; fisnik.

Sinonime / Të përafërta:
fisnik
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tyre. Për rrjedhojë u krijua një gjendje shpërthyese, e cila jo rastësisht arriti kulmet e saj në territoret ballkanike të goditura rëndë nga luftërat e fundit bullgaro-bizantine. Në vitin 1040 shpërtheu këtu një kryengritje e fuqishme kundër pushtetit qendror e udhëhequr nga Pjetër Deljani, një bujar bullgar që e mbante veten për nip të car Samuelit dhe që e shpalli sakaq veten car. Kryengritja prej Beogradit u përhap me shpejtësi drejt Nishit e Shkupit. Strategu bizantin i Durrësit, Bazil Sinadeni, mblodhi ushtarakë të temës së tij dhe shpejtoi t’u zërë rrugën kryengritësve të Pjetër Deljanit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
buhar:

buhár,-i m. sh. -ë(t) 1. rruginë midis dhomave a rrugicë e ngushtë. 2. oxhak; tymtar.

bujari:

bujarí,-a f. 1. të qenët bujar: e priti me bujari. 2. përmb. hist. tërësia e bujarëve, bujarët: bujari. e lartë.

bujtar:

bujtár,-i m. sh. -ë(t) 1. bujtës. 2. -, -e mb., edhe si em., mikpritës.

bunar:

bunár,-i m. sh. -ë(t) pus uji; krua; burim; / hurdhë, pellg.