Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujane
bujanë:

buján/ë,-a f. sh. -a(t) boenë; rrjedhë a pellg i madh.

Të ngjashme:
bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

banane:

banán/e,-ia f. sh. -e(t) bot. pemë e vendeve të nxehta, që bën fruta si trangull, me lëkurë të verdhë kur piqen e me tul të ëmbël; fruti i saj: ngjyrë bananeje; republika e bananeve (libr. përç.) vend a shtet shumë i dobët ekonomikisht e ushtarakisht, pa prestigj, vasal i një fuqie tjetër.

bujari:

bujarí,-a f. 1. të qenët bujar: e priti me bujari. 2. përmb. hist. tërësia e bujarëve, bujarët: bujari. e lartë.

burani:

buraní,-a f. gjell. gatesë me spinaq e me oriz.

buzake:

buzák/e,-ja f. limon me lëkurë të hollë e me shumë lëng.