Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bujë
bujë:

búj/ë,-a f. 1. jehonë e madhe e një ngjarjeje a e një lajmi; / keq. zhurmë e fryrë për t’u dukur ose për t’i rritur vlerën dikujt a diçkaje: punon pa bujë; bëri bujë (diçka); e bëri bujë e fryu dhe e zmadhoi diçka. 2. buçimë.

Sinonime / Të përafërta:
buçimë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe këta dy nëpunës me setra të ngushta, i shërbenin të njëjtit zot dhe paguheshin prej tij... VI Ashtu siç pritej, lajmi se mbi Ujanën e Keqe do të ndërtohej një urë u përhap shpejt. Ura qenë ndërtuar herë pas here gjithandej, por s'mbahej mend që ndonjëra prej tyre të kishte bërë kaq bujë. Ishin ndërtuar pothuajse heshturazi, nën një zhurmë veglash më të cilën veshi mësohej, ngaqë fare pak ndryshonte nga kuakja e njëtrajtshme e bretkosave aty pranë. Pastaj, pas mbarimit, kishin shërbyer po kaq heshturazi, gjersa ishin rrëmbyer ndonjë ditë nga ujërat e turbullta, ose ishin djegur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...kohën e luftës në qytetin tonë, do të ngrysnin ditët e mërzitshme duke pritur e përcjellë rreshta të gjatë ushtarësh, që kushedi pastaj nga i çonte fati. Ndoshta, mund të kishte ndodhur kështu, por, një ditë, djali i Ramiz Kurtit la të fejuarën. Qyteti ynë është i vogël dhe ngjarje të tilla bëjnë bujë. Aq më tepër, po të mendosh se rrallë mund të gjesh një qytet ku të ketë më pak ndarje se këtu te ne. Ndarja e djalit të Ramizit nga e fejuara shkaktoi një trazim të madh. Shumë net me radhë u mblodh në shtëpinë e Ramiz Kurtit gjithë farefisi i tij për të pleqëruar këtë punë. Me kërcënime...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...kulturor, e kjo domethënë se nuk kemi kurrfarë nevoje të jemi subjektivë ndaj Jetës së re dhe ta çmojmë më tepër se ç'meriton rolin e saj për kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për letërsinë në veçanti. Në kulturat e popujve, e me ta edhe në kulturën tonë, ka pasur revista që kanë filluar të dalin me bujë të madhe dhe që janë shuar pas një kohe të shkurtër ose, po ashtu, revista që kanë dalë shumë vite me radhë, po duke mos e përkujtuar askend se kanë zënë të dalin ndonjëherë. Krahas revistave të këtilla shtatanike, vijnë ato të tjerat që jetojnë shumë kohë, vazhdojnë të botohen vite me radhë, porse...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bujk:

buj/k,-ku m. sh. -q(it) ai që merret me bujqësi.

buj:

buj jokal., -ta, -tur kaloj natën ose disa ditë diku; banoj; fle: bujta te një shok.

bijë:

bíj/ë,-a f. sh -a(t) 1. vajza kundrejt prindërve të vet: ime bijë; nënë e bijë; bijë në shpirt vajzë e bijësuar. 2. vajzë a grua kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si vajzën e vet; vajzë a grua prej një krahine; vajzë a grua kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: rrofsh, moj bijë!; e bija e botës (mospërf.) njëfarë vajze; bijë prej Reçi; bijë e malësisë. 3. edhe si mb., edhe fig., pjellë; diçka që ka dalë drejtpërdrejt nga diçka tjetër: mëshqerrë bijë; shqipja - bijë e ilirishtes.

bojë:

bój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) 1. lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh). 2. ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).

bojë:

bój/ë,-aII f. bised. shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.