Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buj
buj:

buj jokal., -ta, -tur kaloj natën ose disa ditë diku; banoj; fle: bujta te një shok.

Sinonime / Të përafërta:
banoj
fle
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të shikonin ndërtimin e urës. M'u desh t'i shoqëroja dhe t'u shpjegoja se ç'është ngritja e një ure, për të cilën ato s'kishin dijeni. Një copë herë u mahnitën nga turma e ndërtuesve, që gëlonte poshtë te zalli, nga rrëmuja, poterja dhe gjuhët e ndryshme që fliteshin. Pastaj Komita, që kishte bujtur para një muaji te babai, në Vlorë, tha diçka për shqetësimet e bazës detare të Orikumit, pastaj, të dyja bashkë, përgojuan për një kohë të gjatë të njohurat e tyre nga dyert e mëdha, sidomos dukeshën e Durrësit, Johanën, që pas vdekjes së burrit po bëhej gati të martohej rishtazi etj...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bej:

be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal beu.

bëj:

bë/j kal., -ra, -rë 1. edhe jokal., veproj mbi diçka, e përgatit, e përfundoj a e kryej; e ndërtoj, e përpunoj, e prodhoj etj.; merrem me një punë a me një veprimtari për të arritur diçka: bëj bukë (çorape, tjegulla, raki); bëj shtëpi (mur); bëj një vjershë (një fjalor); bëj një letër (një lutje, një telegram); ç’i sheh syri, ia bën dora; bëj mësim; bën shumë për të nipin; bëj dasmë (ditëlindjen); bëj gjimnastikë; i bëri një fotografi; i bën lajka; bën hile; ia bëri me të pabesë (për inat); s’ke ç’bën!; s’bën gjë pa pyetur; i ka bërë hesapet pa hanxhinë (fig.); bëri një sy gjumë; bën jetë të rregullt; bëri kthesë; bën përpjetë; ia bëri me sy; bëri murin me gëlqere (këpucët me bojë, bukën me gjalpë); i bëri duart pis; bëri pasuri të madhe; e bëri bukën e vitit; bëri emër u bë i njohur; bëj çmos bëj ç’është e mundur. 2. edhe fig., i shkaktoj diçka, i lë një shenjë, i sjell një pasojë; e kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj, e ndryshoj; e vlerësoj ndryshe, e marr për…; i jap a i gjej diçka, i rregulloj: i bëri një plagë (një xhungë); i bëri një të mirë (një padrejtësi); e bëri të lumtur (fatkeqe); më bëri përshtypje; i bëri një nuse (bised.); e bëri të qajë; çfarë po i bën?; më bëni ç’të doni!; bëj timen e përvetësoj; ia bëri koka vetë e pati fajin; e bënë kryetar; e bëri dhëndër (bised.); e bëj të bardhë; e bëri qumështin kos; i bëri flokët gërsheta; ia bëri kokën tullë ia qethi a ia rruajti kokën; të bën për budalla; e bëri zakon; bëj çmos bëj ç’është e mundur; bëj buzën në gaz buzëqesh; e bën të bardhën të zezë (fig.); s’ia bën fjalën dysh; ia bëri fushë me lule (fig.); ia bëri kurrizin më të butë se barkun e rrahu keq; e bëri leckë (për një lek) ia nxori bojën; i bëri paratë rrush e kumbulla; e bën mizën buall (fig.); e bëri copë-copë (fërtele); e bëri shoshë (byk, pluhur); e bën tërkuzë e zgjat shumë bisedën; e bëri rrëmujë (han, lesh e li, çorap); ia bëri jetën skëterrë (varr); ia bëri mendjen dhallë (tym, çorbë); e bëri ditë e ndriçoi shumë; e bëri pasqyrë e pastroi sa shkëlqeu. 3. lind; pjell; nxjerr, lëshoj; jap, i them; v. III prodhon: bëri vajzë (binjakë); i ka bërë kokën e ka lindur; bëri dy qengja; bëri vezë; bën qumësht (mjaltë); bën bostan të mirë; kanë bërë ullinjtë; bën tym (dritë, shkëndija); bën ciu (zogu); bëri bam (plluq); më bën veshi piu; bën si gjel; bëri zhurmë (bujë); s’bëri zë; s’bëjnë dardhat në shënëndre (fj. u.); bëj fjalë flas; s’bën fjalë nuk ankohet; i bënë pyetje; bëj thirrje; i bëj të fala; i bëj zë e thërras. 4. përgatit diçka sipas porosisë; ndaj, peshoj; plotësoj a përmbush një kërkesë: i bëri dy kile mollë (pesë metra basmë); më bëj një akullore!; bëri një palë pantallona te rrobaqepësi; bëri flokët u dha formë. 5. edhe jokal., sillem a veproj në një mënyrë të caktuar; v. III është mirë, lejohet: e bëri pa dashje; bëj si më thotë zemra; bëj si të duash!; bën sipas kokës (si fëmijë, si i marrë); do të bëjë të tijën do të bëjë atë që do vetë; bën marrëzira; bën shaka (naze); bëri të nëntëdhjetë e nëntat bëri të gjitha të këqijat; s’bën lëshime; bëj si të bësh!; s’di ç’bën; nuk bën ashtu! nuk është mirë ashtu!; bën sikur nuk do shtiret sikur nuk do; si t’ia bëj hallit?; a bën të hyj? 6. edhe jokal., lëviz, eci, ia mbaj nga…; udhëtoj, përshkoj një hapësirë; kryej një lëvizje; edhe fig., me moh. s’lëviz dot, s’punoj; s’kam fuqi a dëshirë për të kryer diçka: bëri mënjanë; bëri dy hapa (një rrotullim); bëri drejt bregut; bën tetëdhjetë kilometra në orë; i bëri shenjë me dorë; ia bëri me kokë; s’më bëjnë këmbët (gjunjët); s’më bëjnë sytë; s’më bën zemra; / v. III merr një trajtë tjetër, ndryshon: bën kthesë (bërryl) rruga; ka bërë bark muri; bën dredha; bën rrudha. 7. formoj me të tjerët një të tërë; lidhem me dikë; v. III përbën, jep; del, është baras: bënë një shoqatë; bëjnë shumicën; njëqind centimetra bëjnë një metër; dy edhe dy bëjnë katër; bënë paqe; e bënë me fjalë; bëri benë; bën përjashtim është rast i veçantë. 8. kaloj, mbush a plotësoj një kohë të caktuar: bëri vitin; bëra dy orë që kam ardhur; s’e ka bërë muajin; bëj lejen; bëfshi natën e mirë! (ur.). 9. jokal., edhe fig., vlen, kushton; hyn në punë, përdoret; është i përshtatshëm: sa lekë bën?; bënte shtrenjtë (lirë); s’bën dy para s’vlen; sa para i bën lëkura! (iron.); s’bën për zyrë; s’bënte ai për atë vajzë. 10. jokal. (me trajtë të shkurtër përemërore) më nxë, më vjen: s’më bëjnë këpucët; s’i bën ky çelës. 11. pavet. është, ka; mban: bën ftohtë (vapë); bën butë (thatësirë); ka bërë dimër. 12. nis, zë, filloj; përpiqem, matem: bëj të ngrihem; bëj ta hap. 13. përdoret në togje të qëndrueshme me kuptimin e foljeve, që lidhen me gjymtyrët e dyta: bëj be betohem; bëj çudi çuditem; bëj durim duroj; bëj kursim kursej; bëj not notoj; bëj përpjekje përpiqem; bëj shëtitje shëtit; i bëj nder e nderoj; bëj gati gatit.

buç:

buç,-i m. sh. -a(t) 1. zool. bubajkë. 2. bised. gjarpër: të ngrëntë buçi!

buç:

buç,-e mb., edhe si em., buçkan.

buf:

buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja.