Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buhishem
buhishëm:

buhísh/ëm (i), -me (e) mb. i begatshëm; i hareshëm.

Të ngjashme:
duhishëm:

duhísh/ëm (i), -me (e) mb. që ka erë të fortë e të vrullshme; i stuhishëm.

buhitem:

buhítem vetv. ngopem; velem.

bujtshëm:

bújtsh/ëm (i), -me (e) f. mikpritës.

fuqishëm:

fuqísh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që ka fuqi trupore, i fortë; kund. i dobët: me muskuj të fuqishëm. 2. që jep energji të madhe; që vepron me fuqi të madhe: motor i fuqishëm; teleskop (vinç) i fuqishëm. 3. që ka burime e të ardhura të mëdha; që është shumë i zhvilluar e i organizuar; i fortë; kund. i dobët: shtet i fuqishëm; ekonomi e fuqishme. 4. që bëhet me të gjitha forcat materiale e shpirtërore; që ka forcë të madhe; i fortë; kund. i dobët: sulm i fuqishëm; valë e fuqishme zemërimi; nxitje e fuqishme. 5. i fortë5,7,9,11.

furishëm:

furísh/ëm (i), -me (e) mb. që vepron a që shpërthen me furi; që bëhet me furi; i vrullshëm; i rrëmbyeshëm; i papërmbajtur: erë e furishme; sulm i furishëm; duartrokitje të furishme.