Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës buhat
buhat:

buhát jokal. v. III, -i, -ur bërtet (bufi).

Të ngjashme:
buhar:

buhár,-i m. sh. -ë(t) 1. rruginë midis dhomave a rrugicë e ngushtë. 2. oxhak; tymtar.

buhit:

buhít kal., -a, -ur ngop; vel.

guhat:

guhát (guhás) jokal., -a, -ur 1. gulçoj: guhat nga vapa (nga lodhja). 2. gogësij.

luhat:

luhát (luhás) kal., -a, -ur 1. e lëkund sa andej-këtej, përkund; tund lehtë, e bëj që të lëvizë lehtë në ajër: luhati bishtin; luhati kokën; era luhaste gjethet. 2. jokal. fig. tregohem i pavendosur, lëkundem; jam në mëdyshje: luhat në mendime. 3. jokal. v. III ndryshon a lëviz diçka brenda disa caqeve, është e paqëndrueshme, lëkundet: luhatën çmimet; luhati temperatura.

nuhat:

nuhát (nuhás) kal., -a, -ur 1. marr erë me hundë. 2. fig. marr vesh a kuptoj diçka tërthorazi, duke u nisur nga disa shenja që mezi kapen, e parandiej: e nuhati rrezikun.